Home KRYESORE Varhelyi: Gjykata Kushtetuese duhet funksionale para Konferencës së parë

Varhelyi: Gjykata Kushtetuese duhet funksionale para Konferencës së parë

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet funksionale para konferencës së para ndërqeveritare që shënon dhe zyrtarisht nisjen e negociatave të pranimit në BE.

Përsa i përketë marrëveshjes së 5 qershorit mes palëve politike, Varhelyi e cilësoi si diçka shumë të mirë për Shqipërinë dhe pse më herët deklaroi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor do i shikojë më në detaje kur të mbërrijë në Trianë.

“Kushti që ne kemi në përfundimet e Këshillit që hapin rrugën për negociatat e bën shumë të qartë që duhet një Gjykatë Kushtetuese funksionale përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Inkurajojmë të dyja palët që të vijojnë punën që Gjykata të bëhet funksionale”, tha Várhelyi./ Opinion.al

Share: