TIRANË – Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka mbledhur, shtabin elektoral, në takimin e përjavshëm.
Teksa foli për mediat pas takimit Rama deklaroi se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Më tej Rama ka thënë se askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Presidenti Ilir Meta.
Rama: Kodi Zgjedhor do të votohet sa më shpejt, pa asnjë ndryshim. Askush s’mund të vendos në diskutim vendimin e Kuvendin, aq më pak Meta.