“Inkurajojmë KED-në…”/ Yuri Kim në Twitter: Shqipëria duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit
Përmes një postimi të pak minutave më parë në Twitter, ambasadorja Yuri Kim reagoi sa i takon publikimit të listave të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, teksa shtoi se Shqipëria duhet të ketë një të tillë deri në fund të vitit.
“Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit”, shkroi Kim.
Top Channel