Home KRYESORE Zbulimi amerikan: Rusia, Irani kanë shtënë në dorë të dhëna të votuesve...

Zbulimi amerikan: Rusia, Irani kanë shtënë në dorë të dhëna të votuesve amerikanë!

Rusia dhe Irani kanë shtënë në dorë informatat e regjistrimit të votuesve amerikanë, tha në një konferencë të rrallë për shtyp kreu i shërbimeve amerikane të zbulimit.

John Ratcliffe, drejtor i shërbimeve amerikane të zbulimit dhe drejtori i FBI-së, Chris Wray thanë se SHBA do të përgjigjej me masa ndëshkuese ndaj çdo vendi të huaj që ndërhynte në zgjedhjet amerikane të 2020.

“Kemi konfirmuar se i njëjti informacion mbi votuesit është shtënë në dorë si nga Irani, ashtu edhe nga Rusia,” tha zoti Ratcliffe gjatë një konference për shtyp të zhvilluar pa paralajmërim.

“Kemi diktuar Iranin duke dërguar emaile me emra të sajuara për të frikësuar votuesit, për të nxitur trazira sociale dhe për të dëmtuar Presidentin Trump,” tha ai gjatë komenteve të mërkurën në mbrëmje.

Top Channel

Share: