Komisioni Amerikan për Debatet Presidenciale njoftoi më herët se debati i dytë midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden, do të mbahej online të enjten e ardhshme.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Trump i cili ka thënë për Fox Business Network se vendimi ishte i papranueshëm dhe se nuk do të merrte pjesë në debat online, shkruan BBC.
Trump rezultoi pozitiv me Covid-19 para disa ditësh dhe u shtrua në spital. Momentalisht raportohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Biden akoma nuk ka bërë asnjë reagim si për vendimin e komisionit, po ashtu edhe për deklaratën e Trump.
“Unë nuk do të shkoj në një debat virtual. Nuk do të humbas kohë time”, tha Trump për Fox./ Opinion.al