Home KRYESORE Akuza e Sulçebe për laboratorin e testeve, Rama me arrogancë: Nuk je...

Akuza e Sulçebe për laboratorin e testeve, Rama me arrogancë: Nuk je trajner, s’është çështje profesori!

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, u fol mbi situatën e pandemisë në vend. Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, tha se laboratori i testeve po mbyllet, pasi i është dhënë një konçeisionari.

Sipas tij, konçinsionari ka si qëllim të bëj më pak teste se sa ata. Kjo problematikë u risoll përsëri në vëmendje mbrëmjen e sotme, ku i ftuar në studio është kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se e vlerëson shumë mjekun, por sipas kryeministrit mjekët nuk janë persona që duhet të flasin për çështjen e organizmit të spitaleve, sepese me këtë fushë sipas Ramës merren të tjerë persona.

“Nuk është çështje e një profesori, profesori foli, por ai është epidemiolog ka një kontribut të vyer sepse e kam ndjekur është një nga njerëzit më të nderuar. Këto janë çështje të administrimit të përgjithshëm dhe jo çështje të epidemiologjisë. Profesori është një lojtar shumë i mirë në formacionin tonë shëndetësor por nuk është trajneri, as unë jo e jo. Profesori është ekspert për atë fushë, imunolog, por që ka lidhje me këtë situatë. U mbyll u hap, u transferua laboratori nuk është çështje e laboratorit”, tha kryeministri.

Share: