U shoqërua me debat përfundimi i fjalës së kryeministrit Edi Rama me deputetë të opzoitës. Ndërsa kreu i qeverisë la sallës, deputeti Alimadhi u përfshi në debat me kryeparlamentarin Ruci, pasi kërkonte replikë me kryeministrin.
Në debat, kur për disa herë i tërhoqi vërejtje, kreu i parlamentit përjashtoi nga seanca deputetin Alimadhi dhe tha se do të kërkonte nga Konferenca e Kryetarëve përjashtimin e tij me 10 ditë.
Nga ana e tij, deputeti i opozitës, përsërtiti edhe një herë qëndrimin e tij për kryeparlamentarin ndërsa iu drejtua me fjalëst :Komunist i ndyrë.
Pjesë nga Debati:
Kryemadhi: Një komunisit i ndyrë të privon lirinë e fjalës.
Ruçi: të tërheq vëmendjen..
Kryemadhi: A do të dal fare nga parlamenti
Ruçi: Po të tërheq për herë të tretë
Kryemadhi: Po e pastaj..
Ruçi: Do dalësh jashtë
Kryemadhi: Më nxirr .. jashtë u kënaqe
Ruçi: Herë e katër, herë e pestë… përjashtohesh nga seanca dil jashtë..
Kryemadhi: oo bravo bravo
Ruçi: Nëse nuk del jashtë, do kërkoj të përjashtohesh 10 ditë.
Kryemadhi: Zbato rregulloren
Ruçi: Ankohu , do kërkoj për moszbatim të urdhrit.. përjashtohesh nga seanca e do kërkoj përjashtimin tënd për 10 ditë.
360grade.al