Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se këtë të hënë është hapur sërish sektori i vizave dhe pasaportave.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ambasada thekson se numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet dhe për pasojë do të ketë shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve.
Ambasada njofton se këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve dhe të punonjësve për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Njoftimi i plotë
Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pasaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pasaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konsideratë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime. Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmang’ja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj./ Opinion.al