Home Approccio Italo Albanese Ambasada i bën thirrje shqiptarëve në Itali të respektojnë protokollet anti covid

Ambasada i bën thirrje shqiptarëve në Itali të respektojnë protokollet anti covid

Ftojmë të gjithë shtetasit shqiptarë me vendbanim në Itali, të respektojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e reja parandaluese të percaktuara në DPCM e datës 3 nëntor 2020.

Rekomandohet lëvizja vetëm në raste urgjence të jashtzakoshme!

Shtetasit që kanë marrë tanimë takim pranë zyrave konsullore, por nuk munden të udhëtojnë jashtë zonës ku jetojnë për shkak të kufizimeve, janë të lutur të kontaktojnë përmes së njejtës adresë elektronike që kanë marrë takimin, për caktimin e një date të dytë, kur kushtet ta mundesojnë në përputhje me normativat ligjore në fuqi.

Faleminderit!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano/ KonsullataePërgjithshmeeRepublikëssëShqipërisënëBari

Share: