Home KRYESORE Burri mysliman do 7 gra, gruaja: Djali i tij më ka rrahur...

Burri mysliman do 7 gra, gruaja: Djali i tij më ka rrahur me karrige

Sot në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ka qenë Lutfiu me gruan e tij Ritën. Rita e ka sjellë atë në këtë seancë ndërmjetësimi për t’i kërkuar pronat që ia ka lënë ish-gruas sepse ata jetojnë me qira. Nëse nuk ia jep pronat ajo do i kërkojë divorcin.

Lutfi: Më ka thënë avokati që gruaja jote kërkon divorcin, i thashë nuk do ja jap divorcin, do marr dhe 5 të tjera, nuk e jap divorcin.

Eni Çobani: Domethënë ti je me versionin, 7 gra?

Lutfi: Po. Mora avokat tjetër dhe i thashë divorcin mos e jep, unë do të iki Gjermani.

Eni Çobani: Pse u ndave nga gruaja e parë?

LutfiUnë i kam sqaruar gjërat me të. Gjyqi për divorcin e ka filluar gruaja e parë në 2002 dhe u divorcuam në 2015.

Ardit Gjebrea: Gjithmonë kështu flet Rita nëpër shtëpi?

Lutfi: Po, por nuk më prish punë.

Ardit Gjebrea: Vërtet e ke? Po si e duron?

Lutfi: Unë kam karakterin tim dhe dua që të paktën të jetë ndershmëria. Nuk e shoh as për bukuri. Për zërin i kam folur disa herë, por nuk dëgjon.

Rita: Djali i tij i madh 30 e ca vjeç më ka rrahur me karrige lokali, kam ndejtur e shtrirë në shtëpi me gjak, nuk ia fal gjakun tim kurkujt.

Ardit Gjebrea: Pse të ka rrahur?

Rita: Më ka rrahur sepse jam e martuar me atë zotërinë aty. Më ka thënë ik, prej këtu se do të të vras. Si të mos bërtas dhe si të mos acarohem. Ai më gjuajti me karrige kokës dhe nuk u fut në polici. Ku është Shqipëria, ku është drejtësia? /tvklan.al

Share: