Home Gjeo-Ekonomia Buxheti 2021/ Qeveria jep 1.2 mld lekë për rimbursimin e ilaçeve COVID

Buxheti 2021/ Qeveria jep 1.2 mld lekë për rimbursimin e ilaçeve COVID

Qeveria do të jape 1.2 miliardë lekë për rimbursimin e barnave për trajtimin e COVID-19 duke nisur nga 1 janari 2021.

Lajmi është bërë i ditur sot gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku Drejtorja e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi sqaroi se ky fond nuk ka lidhje me fondin për blerjen e vaksinës.

“Në lidhje me kostot e medikamenteve të Covid, unë mund t’ju sqaroj se shuma prej 1.2 miliardë lekësh erdhi si një vlerësim nga Ministria e Shëndetësisë me përllogaritjet që ata bëjnë për sëmundshmërinë, për tendencat. Ky fond nuk ka lidhje me fondin për blerjen e vaksinës”, është shprehur Drejtorja e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi.

Relatori i buxhetit Anastas Angjeli tha se pritet të dale një vendim qeverie që do të përcaktoje edhe listën dhe koston e barnave të rimbursueshme për të prekurit me COVID-19.

“Në vkm e qeverisë të ilaceve të rimbursuara do dalin numri i ilaçeve të cilat janë të përdorshme dhe tani unë personalisht nuk i kam hyrë kësaj sepse aty do dali një protokoll i caktuar ilaçesh por synojmë që një i sëmur me COVID do marri një antivirus dhe një për imunitet dhe do përcaktohet në kemi vënë fondin e plotë sa e kanë kërkua ata.” u shpreh Angjeli.

Kërkesat e miratuara në komisionin ekonomie pritet të kalojnë të hënen në seancë plenare./ Opinion.al

Share: