Home KRYESORE Gjeneral AHMETAJ, misioni 25 Prillit: “tu kthejmë pushtetin, detin, naftën, minerat,...

Gjeneral AHMETAJ, misioni 25 Prillit: “tu kthejmë pushtetin, detin, naftën, minerat, te qytetarët”!

Të nderuar bashkë-Atdhetarë, të dashur miq/kolegë,

Falënderoj përzemërsisht disa 10-ra gazeta/portale dhe disa mijëra mesazhe inkurajuese pas publikimit të opinionit: “Kombi me sytë nga deti, perëndimi dhe perëndia”.

Për më shumë se 25 vjet, shqetësimin për peshimin e interesave detare dhe gjeostrategjike të RSH në Mesdhe e kemi ndarë me ekspertët elitarë, si dhe shtetarë të përgjegjshëm brenda dhe jashtë vendit.

Në mënyrë të vecantë dëshiroj të ndaj opinionin e një miku/kolegu, strategjistit norvegjez per çështjet e detit, Admiral  Jørgen Berggrav, ish-këshilltari Gen. Mattis (komandant i ACT); përfaqësues në NATO, zëvëndës MM, etj, i cili sa herë viziton RSH, nuk rresht së përsërituri se:

a. “Ne/Norvegjia ka me bollëk pasuri detare, rezerva gazi etj, (5.3 milionë banore, 435 bilion GDP, të ardhura për frymë 36 mijë dollare), por vendi juaj (Albania) është i bekuar me diell, det, nikel, naftë dhe keshtu nuk e kuptoj pse shqiptarët nuk e ndërtojne dhe shijojnë këtu parajsën?! Si dhe vjon me disa pikëpyetje të dhimbshme:

b. “Po pse jeni të varfër, pse nga sytë këmbët për të ndërtuar jetën në mjegullnajën stresuese të Brukselit, lagështiren e Hagës, zhurmën e metrove të Londrës, të ftohtin e acartë të Torontos, restorantet e New Yorkut, mungesën deshpëruese të diellit në Oslo, Humburg, shirat e ishujve të Greqisë, etj.

Ju lutem, as mos e mendoni, jo më ta thoni se jemi komb i mallkuar, pasi Shqipëria është e bekuar nga Zoti, bukuritë e natyrës dhe e begatë nga burimet e mirëqenies.

Kështu, fajin/përgjegjësinë e kemi ne/ju/ata/ato që shesim “për një thes miell” ose pranojmë të na vjedhin votën, pasi vetëm dhe vetëm për shkak të kësaj: në Parlament nuk “flet mendja”, por “lehaqen” që lemerisën dynjanë;  institucionet shtetërore përleshen dhe përgjegjësitë zyrtare shpërdorohensi nëpër tribute-terroriste;ku pushtetarët si në mallin e “SurrelSulltanatës” i japin oligarkëve dhe seksereve të pushteteve miliarda nga pasuritë detare, minerat, naftën; dhe/të cilët pasi u depozitojnë off-shore pjesën e majme zyrtarëve, s’kanë as para për pagat e bukës së gojës të naftëtarëve të Ballshit, qytetarëve në kohë pandemie, ilace për të semurët në spitakle, etj.   

Mos të bëjmë llogje, jemi bashkëfajtorë pasi shesim lirë votën ose na i vjedhin liritë themelore, si dhe pranojmë të sundohemi dhe na përdhosin lehtësisht.

Përtej dëshpërimit, sfida, ilaçi, çelësi i artë dhe shpresa e vetme mbetet ushtrimi i të drejtës për të zgjedhur me votë të lirë pushtetarët, si dhe për ndërtimin e demokracisë funksionale.

Ndryshimi nuk do na vijë nga marsi, por do të mbillet, vaditet dhe selitet nga vetë në/shqiptarët.  Kështu, mesazhi për qytetarët dhe veçanërisht të lindurit në liri (pas 90), është të kthehen, të ndërtojnë të ardhmen këtu, në vendin e etërve, të bekuar nga dielli, deti, natyra dhe perëndia.

Nuk është koha të bëjmë pazarare-sekserësh, por për t’u zgjuar, ngritur në këmbë dhe tejkaluar këta pusht-etare sunduesish të dhjamosur nga trutë, të pangopur nga hajdutëritë dhe regjur nga ligësitë.

#Shpresëplotë se me fuqinë e votës së lirë, pas 25 prillit do të zgjedhim liderë normal, të përgjegjshëm, të përulur me një mision të përbashkët: “t‘jua ri-kthejmë demokracinë, pushtetin, pasuritë tokësore, detare, ujore, minerat, naftën dhe vlerat turistike në duart e qytetarëve”.

Ju faleminderit.

Bashkëlidhur gjeni artikullin e zgjeruar. https://perqasje.com/2020/11/gjeneral-piro-ahmetaj-kombi-syte-nga-deti-perendimi-dhe-perendia/

Share: