Nga Eva Idrizllari
Gjithe ky vrer, sulme dhe fyerje kunder Besart Kadia-s. Uau! Çfare negativiteti?! Çfare ligesie?! O Zot, si ka mundesi te jemi kaq “barbare” si shoqeri?! Turp!
Besart Kadia eshte nje nga ekspertet me te mire te Shqiperise ne fushen e ekonomise dhe financave. I realizuar fale studimeve dhe arritjeve te tij me rezultate te shkelqyera, nepermjet talentit dhe zotesise se tij. Nuk eshte fat per Besartin posti i zv/ministrit, eshte fat per qeverine dhe shqiptaret qe nje model i shkelqyer detyrohet te marre persiper nje angazhim gati heroik ne kushtet me te veshtira financiare per vendin.
Deri ne zgjedhjet e ardhshme, interesi publik i qytetareve i kapercen te gjitha interesat e kampeve “te hienave” politike, qe shqyhen me njeri-tjetrin per pushtet.
Te uroj suksese, Besart! Uroj te besh me te miren! Je Vlere!