Home Gjeo-Ekonomia Greva/ Rama nuk propozon zgjidhje, një nga naftëtaret tenton vetëvrasjen

Greva/ Rama nuk propozon zgjidhje, një nga naftëtaret tenton vetëvrasjen

Vijon të rëndohet situata shëndetësore dhe e naftëtareve greviste në Ballsh, të cilat kanë hyrë në ditën e 24 të grevës së urisë duke kërkuar që të marrin pagat e prapambetura.

Mësohet se një nga grevistet ka tentuar mbrëmë të presë damarët, por e kanë penguar shoqet.

Grate pohojnë se janë të pa shpresa dhe sipas tyre shteti i ka braktisur, pasi kryeministri Edi Rama nuk iu ka ofruar asnjë zgjidhje për problemet e tyre.

Po ashtu, gratë naftëtare kanë klikuar dhe presidentin Ilir Meta, i cili ishte një ditë më parë ishte në Bylis.

“Nuk erdhi të paktën të shikonte gjendjen tonë”-shprehen grevistet për Metën.

Një tjeter greviste tregon se ka për të kryer një operacion që kushton 10 milion lekë, shumë që nuk e ka.

Kujtojmë se kryeminsitri Rama ka deklaruar se nuk do të bisedojë me naftëtarët për problemet e tyre nëse ata nuk dalin më parë nga greva./ Opinion.al

Share: