Home Gjeo-Ekonomia Ish luftëtari i UÇK: Tirana zyrtare të bëjë padi kundër shpifësit Dick...

Ish luftëtari i UÇK: Tirana zyrtare të bëjë padi kundër shpifësit Dick Marty dhe…

Nga Demë Shehu

Është koha që Tirana zyrtare të pregatitë padi penale kundër shpifësit më të ndyer dhe armikut më të madh të Kombit Shqiptar, Dick Marty.

Poashtu,të gjithë Shqiptarët duhet të kërkojnë referendum për t’ia hequr legjitimitetin gjykatës speciale, e cila duket qartë se Kosovës dhe Kombit tonë, duan t’ia mveshin një njollë, e cila do të na kushtonte histori pas historie.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e thotë qartë në nenin 219; Populli, nëpërmjet pesëdhjetë mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Kuvendit të Kosovës zhvillimin e referendumit për një çështje me rëndësi të veçantë.

Kuvendi i Kosovës ,me propozimin e së paku dy të pestave të anëtarëve të vet,ose me propozimin e Kryetarit të Kosovës ose Qeverisë së Kosovës,mund të vendosë që një çështje ose një projektligj me rëndësi të veçantë të shtrohet në referendum.

Vendimi merret me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij përcaktohen me ligj!

Të gjithë ata deputetë që votuan “për” gjykaten speciale,e kanë shansen që ta përmirësojnë gabimin e tyre historik!

Mos harroni popull i dashur,se nuk po gjykohen individë,por po gjykohet USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS,e cila është vlera më e madhe e Kombit Shqiptar!

Shkronjat e arta të UÇK-së,janë të bekuara nga Zoti,prandaj kushdo që mundohet ta përbaltos këtë ëmblem të shenjtë,do të jetë i humbur dhe i mallkuar nga i lumi Zot!

Share: