Home KRYESORE Ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, Aliçka: Aftësia manipuluese e Serbisë është e...

Ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, Aliçka: Aftësia manipuluese e Serbisë është e jashtëzakonshme

Ylljet Aliçka, ish- ambasador i Shqipërisë në Francë ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku komentoi akuzat e ngritura ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të akuzuar për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-1999.

Aliçka u ndal gjithashtu dhe tek libri i Karla del Pontes, ish-prokurores së Hagës, në të cilin thuhej se një veprimtari trafiku organesh të robërve serbë ka ngjarë në një fshat të Shqipërisë. “Habia dhe paradoski është që përnjëherë Asambleja ngriti Komisionin e Posacëm, dukej si diçka e mirëmenduar dhe në atë rast u përpoqa të reagoja. Bëra një shkrim e dërgova në Le Monde nuk ma pranuan, Le Figario dhe në një gazetë e tretë nuk ma pranuan, më në fund e vetmja gazetë që është për çështjen e Ballkanit Corriere De Balkan”, tha ai.

Më tej, ai e cilësoi akuzat e ngritura ndaj tyre si një përpjekje për të krijuar një asimetri faji duke i dhënë përparësi dhunës ndaj serbëve.  “Gjithë gjasat janë që është një montazh mediatik në kaosin e përpunimit të opinionit publik, forca e Serbisë dhe aftësia manipuluese është e jashtëzakonshme. Në media me shumë vështirësi mund të çaje dhe të thoje zërin e të vërtetës.

Dukej si diçka goxha e përgatitur. Mendimi im personal është që duke njohur procedurat e stërzgjatura të Këshillit të Europës ngrihen komision pas komisioni dhe kjo shërben për të deligjitimuar atë forcën ose të drejtën e luftës së kosovarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ka një jo vetëm simetri faji për t’i bërë të dy bashkëfajtor, madje po kalon në asimetri faji duke i dhënë përparësi dhunës ndaj serbëve.”, tha ai ndër të tjera. /abcnews.al

Share: