Nje histori personale – Kur shkollimi i mire kthehet ne te mire publike !
Nga Irena Beqiraj
E re, duke dyshuar per cilesine e dobet e shkollimit ne vendin tim , isha e bindur se nje shkollim i mire , nje universitet, nje titull prestigjoz do te me bente menjehere pjese te ajkes intelektuale edhe te respektuar te vendit. Shkollimi i mire te diferencon.
Tek i thoja te gjitha keto nxitimthi , me entuzuazmin e nje te riu, nje profesori te vjeter e te mencur , i qeshur , me pa me syte e ngritur mbi syzet optike edhe shtoi me nje anglishte te thjeshte edhe te ngadalshme :
“Shiko …..padyshim shkollimi i mire , nje titull prestigjoz eshte nje investim I rendesishem personal .
Por qe njohurite personale te marra nga shkollimi te kthehen ne te mire publike , njeriu duhet te kete integritet, parime, karakter e bindje te qarta .
Pa keto cilesi , cdo kualifikim , njohuri , zotesi, mbetet nje e mire personale , qe i sherben vetem individit , mireqenijes se tij , por kurre nuk mund te kthehet ne te mire publike. Me nje shkollim te mire moj vajze , do te jesh pjese e armates se te shkolluarve te vendit tend, por nese cdo veprim i yti nuk do te udhehiqet nga integriteti , parimet edhe bindjet e tua , nuk ke per te qene kurre pjese e intelektualeve edhe asgje qe ti ben nuk do jete nje e mire publike”.
Me koken ulur edhe gojen mbyllur morra mesimin me te vlefshem te jetes time .