Home KRYESORE Kastriot Dervishi publikon foton: Dy partizanë puthen në çlirimin e Tiranës

Kastriot Dervishi publikon foton: Dy partizanë puthen në çlirimin e Tiranës

Dita e sotme shënon çlirimin e Tiranës nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Historiani Kastriot Dervishi ka sjellë për publikun foto të momenteve të kësaj dite të cilat ishin të ndaluara të publikoheshin gjatë kohës së regjimit komunist.

Sipas Dervishit fotoja është shkrepur pranë godinës së vjetër të Radio Tiranës.

Aty duken dy partizanë, në një moment duke u puthur në buzë dhe në momentin tjetër duke u përqafuar. Mbi foto ka dy shenja në formë kryqi.

“Shenja mbi foto do të thotë se nuk duhej përdorur në albume agjitative”, shkruan Dervishi në postimin e tij në Facebook. /Opinion.al

Share: