Home Gjeo-Ekonomia Kush do të jetë Presidenti i SHBA?Ngushtohet diferenca mes Biden dhe Trump

Kush do të jetë Presidenti i SHBA?Ngushtohet diferenca mes Biden dhe Trump

Vijon gara për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndërsa du rivalët, Donald Trump dhe Joe Biden tashmë kanë një ngushtim të dukshëm të diferencës të numrit të votave. Sipas projeksioneve, Biden deri më tani ka marrë 224 vota elektorale ndërsa Trump me 213.

Biden ka marrë shtete si Virginia, Maryland, Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, Neë Mexico dhe Kolorado teksa kryeson dhe në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Kansas, Missouri, Minnesota.

Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Ëyoming.

Garë e fortë po bëhet në Florida, Georgia dhe Texas ku Trump është në avantazh fillimisht, por herë pas here ka pasur përmbysje.

Përfundimisht gara e ‘nxehtë’ dhe deçizive duket në Florida, Ohio, Texas e Pensilvani. Trump dhe Biden duhet të marrin 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet në SHBA ndërkohë që projeksionet deri më tani nuk përcaktojnë një fitues për shkak të garës së ngushtë.

Sipas projeksionit të AP, Biden me të gjitha gjasat mund të marrë Kaliforninë që ka plot 55 vota elektorale, Oregonin që ka 7, Uashingtoni 12 që krijojnë dhe një diferencë të madhe me Trump./ Opinion.al

Share: