Home KRYESORE Lamtumirë Gli, macja e famshme e xhamisë ‘Shën Sofia’

Lamtumirë Gli, macja e famshme e xhamisë ‘Shën Sofia’

Macja Gli me famë botërore, pjesë e historisë së xhamisë ikonike ‘Shën Sofia’ në Stamboll ka ngordhur.

“Macja e Ajasofjes, Gli, e cila po trajtohej në një klinikë veterinare private në rrethin Levent të Stambollit që nga 24 shtatori, fatkeqësisht ngordhi për shkak të moshës së saj të vjetër“, tha Ali Yerlikaya, guvernatori i metropolit turk në Twitter.

“Ne nuk do të të harrojmë kurrë, Gli”, tha Yerlikaya, duke postuar një fotografi të maces, ku tha se është “thellësisht i pikëlluar”.

Gli jetonte prej 16 vitesh atje, ndërsa në fillim të këtij viti, ndërsa ‘Shën Sofia’ u kthye nga muze përsëri në xhami, Gli nuk u shqetësua nga zhurma. Thesari arkitektonik ishte shtëpia e saj gjithmonë, e cila u konfirmua nga zyrtarët.

Top Channel

Share: