Home KRYESORE Manastirliu: 368,000 vaksina falas kundër gripit sezonal

Manastirliu: 368,000 vaksina falas kundër gripit sezonal

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në të gjitha qendrat shëndetësore janë mundësuar 368, 000 vaksina falas kundër gripit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se ekspertët e vaksinimit kanë realizuar procesin e vaksinimit të sigurt duke mbrojtur në këtë mënyrë stafet mjekësore, të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal.

Postimi

Mirënjohëse për punën e palodhur të vaksinatoreve dhe ekspertëve të vaksinimit që po i përgjigjen me profesionalizëm e përkushtim qytetarëve, duke garantuar një proces vaksinimi të sigurt dhe efikas kundër gripit, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, në zbatim të strategjisë së Vjeshtë-Dimrit 368,000 vaksina #falas Mbrojmë stafet mjekësore, të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal./ Opinion.al

Share: