Home KRYESORE Mbyti vajzën 9-muajshe, kapet në Devoll gruaja e dënuar me 20 vite...

Mbyti vajzën 9-muajshe, kapet në Devoll gruaja e dënuar me 20 vite burg

Policia e Korçës ka arrestuar në Devoll një grua që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në pranga ra Irena Kostaki (Zeria), 46-vjeç, e dënuar në Greqi, me 20 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ajo akuzohet se ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe, 25 vite më parë dhe në vitin 1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

“Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al

Share: