Zonja e parë e SHBA, Melania Trump ka reaguar për herë të parë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.
Në një postim në Twitter ajo ka bërë thirrje që të numërohen të gjitha votat e ligjshme.
“Populli amerikan meriton zgjedhje të ndershme. Çdo votë e ligjshme – jo të paligjshmet – duhet të numërohet. Duhet të mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë.”, shkruan bashkëshortja e Donald Trump.
Reagimi i saj në Tëitter, erdhi pasi CNN raportoi se sipas burimeve të tyre, Melania kishtë këshilluar presidentin Trump të pranonte humbjen.
Presidenti Trump nuk e ka pranuar faktin që kandidati democrat Joe Biden i ka fituar zgjedhjet dhe ka paralajmëruar betejë ligjore në disa shtete. /Opinion.al