Home KRYESORE Mimi Kodheli merr detyrën e lartë në NATO, zgjidhet zëvendëspresidente e Asamblesë...

Mimi Kodheli merr detyrën e lartë në NATO, zgjidhet zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare

Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asableja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare./BW

Share: