Home KRYESORE Mjeku nga SHBA: 100 milionë doza vaksinë prodhohen në fund të vitit

Mjeku nga SHBA: 100 milionë doza vaksinë prodhohen në fund të vitit

Mjeku Arban Domi, i cili drejton një departament pranë kompanisë së prodhimit të vaksinave “Geovax”, tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se jemi ende larg momentit kur vaksina do të  jetë pr përdorim të gjerë, veçanërisht për vende të dobëta ekonomikisht dhe politikisht.

Duke folur për rezultatet pozitive të vaksinës së prodhuar nga “Pfizer dhe Biotech”, mjeku tha se deri në fund të vitit, pritet që kjo kompani të nxjerrë 100 milionë doza.

“Pfizer dhe Biotech nxorën të dhëna para një jave dhe njëkohësisht edhe “Moderna” shumë e ngjshme me ta, do të arrihjë një rezultat të ngjashëm brenda datës 22 nëntor, për të arritur në të njëjtin stad që Pfizer paraqiti të dhënat. Në javën e tretë të nëntorit, maksimumi në fund të nëntorit “Pfizer” do paraqesë pranë agjencisë rregullatore Amerikane dhe Europiane, të dhënat e sigurisë për 2 muajt e fundit të vaksinimit. Këto 2 agjenci do kenë nevojë për 3-4 javë të analizojnë të dhënat. Nëse pranojmë dhe shpresojmë që gjithçka shkon mirë, në fund të dhjteorit, jepet aprovimi për emergjencë. “Pfizeri” ka filluar prodhimin dhe deri në fund të vitit do ofrojë 100 milionë doza, që do të thotë me to mund të vaksinohen 55 milionë persona. Nga  këto 22 milionë doza do i marri Amerika se ka bërë kontratë. Shpejtësia do jetë relative për shtete jo me fuqi ekonomike dhe politike”, tha Domi./Opinion.al

Share: