Home KRYESORE Mosha ideale kur fëmijët duhet të mësojnë të bëjnë punë shtëpie

Mosha ideale kur fëmijët duhet të mësojnë të bëjnë punë shtëpie

Fëmijët që bëjnë punë shtëpiake performojnë më mirë gjatë jetës së tyre të rritur, sipas shkencëtarëve. Këto punë përmirësojnë dhe shëndetin mendor të tyre pasi përfshihen dhe ndihen të rëndësishëm. Sidoqoftë, çdo punë e përditshme duhet të ketë një moshë të caktuar dhe duhet të përdoren si një mënyrë për t’i dhënë fëmijëve mësime të vlefshme nga jeta.

2-5 vjeç: Sekuencat e mësimit dhe rendi

At What Age Should Kids Start Doing Household Chores

Për fëmijët e vegjël, punët duhet t’i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësi të reja dhe t’u tregojnë atyre se çdo detyrë ka fillimin, mesin dhe fundin – vesh rrobat dhe pastaj i vendos ato në koshin e rrobave. Detyrat më të lehta shtëpiake duhet t’i mësojnë ata sesi zbërthejnë projekte më të mëdha në hapa më të vegjël në të ardhmen. Punët e sugjeruara: Pastrimi i lodrave dhe librave, rregullimi i shtretërve të tyre dhe pastrimi i pjatave pas ngrënies.

6-7 vjeç: Të mësuarit për të ndihmuar dhe marrë pjesë në punën në ekip

At What Age Should Kids Start Doing Household Chores

Gjatë kësaj moshe, fëmijët janë në gjendje të bëjnë punë më shumë nëpër shtëpi. Kjo është një mënyrë e mirë për t’i bërë ata të kuptojnë rëndësinë e punës në ekip dhe për të ndihmuar të tjerët: fëmijët mund t’ju ndihmojnë në gatim, shtrimin e tryezës, bërjen e listave të ushqimeve dhe blerjen e ushqimeve të nevojshme nga dyqani. Punë të sugjeruara: Ndihmë në përgatitjen e vaktit, ndihmë për blerjen e ushqimeve, shtrimin e tyrezës, ushqimin e kafshëve shtëpiake dhe ujitjen e luleve.

8-9 vjeç: Të kuptuarit se gjithçka ka vendin e vet

At What Age Should Kids Start Doing Household Chores

Ndërsa fëmijët rriten, ata mund të marrin më shumë përgjegjësi për veten e tyre, si për shembull menazhimi i gjërave të tyre. Ka një ssitem rreth tyre ku gjithçka ka vendin e vet të caktuar. Ata duhet të organizojnë hapësirën e tyre të jetesës në mënyrë që çdo pajisje shkolloe, lodër apo rrobat të vendosen në vendin e vet. Punët e sugjeruara: Organizimi i gjërave të tyre, pastrimi i pjatave pas ngrënies.

10-11 vjeç: Duke u bërë më i pavarur nga vetja

At What Age Should Kids Start Doing Household Chores

Tani është koha të bëhen gati për detyra më të mëdha. Punë komplekse si përgatitja e mëngjesit inkurajon fëmijët të ecin përpara dhe të kuptojnë hapat e nevojshëm për të përfunduar një detyrë. Kjo do t’i ndihmojë ata të menaxhojnë kohën dhe zgjidhjen e problemeve. Punët e sugjeruara: Përgatitja e mëngjesit, zbrazja e koshave të plehrave, pastrimi me fshesë me korrent atj.

12-15 vjeç: Të mësuarit për të vendosur përparësitë

At What Age Should Kids Start Doing Household Chores

Për adoleshentët, punët mund të ndihmojnë në ndërtimin e vetëvlerësimit pozitiv nëse ndihen të aftë – ose me fjalë të tjera, trajtohen si të rritur. Pra, prezantimi i detyrave të reja të përshtatshme për moshën mund të bëjë mrekulli për motivimin e një adoleshenti. Punët e sugjeruara: Larja e makinës, lavanderi, puna në oborr, pastrimi, ndërrimi i çarçafëve, hekurosja dhe larja e dritareve.

16+ vjeç: Përgatitja për jetën e të rriturve

At What Age Should Kids Start Doing Household Chores

Kur fëmijët hyjnë në adoleshencë, ata tashmë janë mjaft kompetentë dhe të vetëmjaftueshëm, kështu që punët e tyre përfshijnë gjithçka që një i rritur normal duhet të jetë në gjendje të bëjë. Ato përfshijnë menaxhimin thelbësor të parave dhe trajtimin e situatave emergjente. Punët e sugjeruara: Bërja e pazarit, gatimi i vaktit, mirëmbajtje makinash, ndërrim llambash, pastrim i thellë i pajisjeve shtëpiake etj. /abcnews.al

Share: