Home KRYESORE Nga Shekspiri te Ali Podrimja, 9-vjeçari që flet katër gjuhë dhe ka...

Nga Shekspiri te Ali Podrimja, 9-vjeçari që flet katër gjuhë dhe ka filluar të lexojë që 15 muajsh

Jamarbër Hoxha nuk është tashmë një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ai është shpallur ‘Lexuesi më i mirë’ në Panairin e librit të këtij viti.

9-vjeçari autik ka nisur të lexojë që kur ishte 15 muajsh dhe deri më tani ka lexuar plot 100 libra.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Jamarbri ka treguar se di katër gjuhë të huaja dhe nga letërsia botërore preferon Shekspirin dhe Ibsenin. Ndërsa për sa i përket letërsisë shqipe, vogëlushi ka deklaruar se pëlqen Dritëro Agollin dhe Ali Podrimjan.

“Kam lexuar 100 libra. I fundit ka qenë ‘Dasma e jetës’, i cili tregon një histori shumë të gjatë. Unë lexoj libra për fëmijë si ‘Krijesa misterioze’, që kam e mbaruar.

Unë lexoj edhe histori, të cilat i shkruaj edhe vetë. Kam lexuar një libër shqiptar si ‘Kronikë në gurë’, më ka pëlqyer pak se kishte zhargone.

Pyes mamin dhe babin kur nuk e kuptoj një fjalë. Kur isha 15 muajsh lexova ‘Rosaku i shëmtuar’ dhe kur shkova në shkollë kisha lexuar shumë libra.

Unë lexoj ditë për ditë. Kam lexuar nga Shekspiri ‘Romeo dhe Zhuljetën’ dhe ‘Jul Çezarin’. Kam lexuar nga Ibseni ‘Shtëpi kukulle’.

Autorët që kam lëxuar më së shumti nga shqiptarët janë Dritëro Agolli, Ali Podrimja dhe mbaj mend disa poezi.

Mësoj anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht dhe do mësoj edhe gjuhën indiane se më pëlqen. I mësoj vetë, jo në kurs”, ka thënë 9-vjeçari.

Më tej, ai është shprehur se ka qejf në të ardhmen të bëhet ekonomist, pasi pëlqen shumë edhe matematikën.

“Kam qejf të bëhem elonomist se duhet të bësh matematikë që të jesh i mirë”, ka shtuar Jamarbëri. l.k/abcnews.al

Share: