Dy të rinj janë arrestuar në Belgjikë pasi sipas autoriteteve po organizonin një sulm me thikë ndaj policëve.
RTBF publikon se një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar kishin regjistruar veten duke u betuar për besnikëri ndaj ISIS-it. Ata u ndaluan të shtunën në qytetin Eupen, pranë kufirit me Gjermaninë.
Belgjika ka qenë edhe më parë shënjestër e ISIS-it, kur në mars të vitit 2016 disa kamikazë vranë 32 persona dhe plagosën 340 të tjerë në disa shpërthime në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion metroje në kryeqytetin belg.
Në maj të vitit 2018, një burrë i radikalizuar vrau dy policë dhe një student në një tjetër sulm të marrë përsipër nga ISIS.
Mbrëmjen e së martës, një sulm terrorist tronditi Vjenën, ku një 20-vjeçar i quajtur Kujtim Fejzulau vrau 4 persona dhe la 22 të plagosur. Ai u vra 9 minuta pasi nisi sulmin për të cilin mori përgjegjësi ISIS./Opinion.al