Home I pakategorizuar Rama sulmon Metën: Del i dehur në intervista, PS asnjëherë koalicion me...

Rama sulmon Metën: Del i dehur në intervista, PS asnjëherë koalicion me ndërmarrjen e degraduar LSI…po koalicionet e mëparshme…

Në Open në Top Channel ishte i ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në pjesën e tretë të emisionit Rama, hodhi akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta.

“Ilir Meta nuk kërkon balancë mes pushteteve, ai kërkon pushtetin. Ilir Meta është drejtuesi i një ndërmarrjeje politike që kërkon të nxjerrë përfitime. Nxjerr përfitime duke iu bashkuar partisë së madhe dhe duke i lënë dhe përgjegjësi’- tha Rama i cili besojmë e di mirë këtë gjë sepse ka qenë bashkëpunëtor në projekte të përbashkëta politike.

Po flasim për presidentin e republikës- ndërhyri Eni Vasili.

“Presidenti ka një emër. Po flasim për Ilir Metën. Ai flet në intervista i dehur. Totalisht i dehur. Atëherë pse të merremi më një që flet i dehur në intervista”- vijoi Rama që në fakt duket që ka një dehje vetkënaqësie të papëmbajtshme.

Kryeministri hodhi poshtë mundësinë që PS të bëjë koalicion me LSI-në. “Partia Socialiste nuk ka asnjë shans që të bëjë koalicion me LSI-në atë ndërmarrje që është e degraduar tashmë. Votuesit e PD-së duhet ta kenë parasysh që nisen për të votuar planin me 5 pika dhe marrin paketë ortakërinë e ndëmarrjes dhe Saliun që Luli e ka në bark”- tha Rama.

Për kryeministrin gjitçka fillon nga e ardhmja e tij politike dhe nuk mban mënd që ka ardhur në pushtet me kësisoj marrëveshjes politike të pamoralshme!

Share: