Home KRYESORE Replikat për shtëpinë e verdhë, Basha: Rama bën zëdhënësin e Beogradit

Replikat për shtëpinë e verdhë, Basha: Rama bën zëdhënësin e Beogradit

Basha dhe Rama janë përfshirë në replika lidhur me çështjen e së ashtuquajturës shtëpi e verdhë, e paraqitur në raportin e Dick Martyt, si vendi ku kryhej trafik organesh.

Ka qenë Kryeministri Rama që paraditen e së dielës përmes një “cicërime” në tuiter i ka kërkuar Bashës të thotë se çfarë di lidhur me këtë dosje dhe mjekun peruan.

Më pas, Basha e ka cilësuar një shpifje këtë argument, ndërsa kërkon nga Kryeministri të marr përgjegjësi për situatën e krijuar nga Covid në vend.

Por replikat kanë vijuar sërish:

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, shkroi Rama.

Me një “cicërimë” i është përgjigjur edhe Basha, ndërsa e ka cilësuar kryeministrin si zëdhënës të Beogradit.

“Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet  janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, shkruan Basha./Opinion.al

Share: