Home KRYESORE Revolta e Tretë! Nga Skënder Tufa

Revolta e Tretë! Nga Skënder Tufa

Ne sallen e Parlamentit Europian po zhvillohej seanca degjimore e vendeve te cilat aspironin antaresimin ne kete bashkesi kombesh . Ata duhej te raportonin mbi permbushjen e detyrimeve te paracaktuara qe nevoiteshin per te plotesuar kushtet e antaresimitKryetari i seances ja mbyll mikrofonin folsit dhe ne ekranin e madh shfaqet nje flake e pershtjelluar, nje pishtar njerzor .Dicitura – Albania – is happening now. Mr. Lirak Bejko from hunger strike of former political prisoners ….Folsi i foltores se mbyllur, i irrituar e me habi per fjalprerjen, ngre koken e sheh ate mase te zjarrte qe kish hyre ne ate salle ku nuk degjohej zeri i tije.

Te gjithe perfaqesuesit e vendeve te Europes te cilet ndodheshin aty,po ndiqnin veprimet e nje burri te shfaqur ne ekranin e madh . Vete sperkatje me nje bidon benzin . Vete ndezje me nje cakmak dhe nje flake e madhe qe perpelitej nga trupi ne shkrumim i cili valvitej si nje flakadan, si vetnjesim me flamurin e kombit te tije .Sa i vogel i dukej vetja pushtetarit Tiger perpara ketije vigani qe po detyronte te ngriheshin ne kembe kombet e Europes ne ndere te vepres se tije .

Nje grup i vogel njerzish kishin ngritur krye ne heshtjen vrastare te krijuar nga qeverisja despotike e cila kishte vrare shpirtin e nje populli qe shihte kudo i frikesuar si ne kohen e diktatures se pare, policin, taksen, papunesine .Fillimisht kerkesat e ketij grupi ishin per zbatim te ligjit .Jo, nuk ishin lypsarë por njerez dinjitoz te cilet pushtetet i zvarrisnin se hija e tyre i friksonte .Injorimi i kesaje greve nga pushtet-heshtja do te perballej me ata qe ne daren e diktatures brymoseshin e mekoheshin nga qendresa antikomuniste .Kete heshtje do ta thyenin pishtaret e gjalle te ndezur njeri pas tjetrit .

Gjergj Ndreca do te ndizej ne duar te policeve. Flaka e trupit te tij ngrohu shpirterat e ngrire te qytetareve dhe shkundi pushtetaret te cilet shtrenguan daren policore rreth kesaj greve .Dy ditë me pas do te pershendetej me miqtë greviste e do te dilte ne nje kend ku do te kryente aktin me sublim, Lirak Bejko, heroi me i fundit i Demokracise, i pa vlersuar nga hijet e murme .E me pas edhe i burgosuri politik Gezim Hamiti do te kryente te njejtin akt .Tre pishtare te gjalle perballe neodiktatures .
……..
23 Maj 1973 . Forca te shumta te trupave specjale, te ushtrise dhe policise mesyjne brenda burgut te Spaçit . Dhune, terror por dhe qendrese .12 Spartane te Thermobilit Shqiptar (SPAC) u perballen me lukunine e pa fre te diktatures . Ata te 12 dhe qeni besnik Tarti i 13ti bene qendresen unike ne llojin e vet te pa shoqe, te pa degjuar me pare . E nder ta kater heronj do te pushkatoheshin . – Skender Daja . – Hajri Pashaj . -Pal Zefi . – Dervish BejkoQendrese e lare me gjak qe vazhdon te jete e ndeshkuar edhe sot .Ata jane denuar per terror sepse u perballen me trrorizmin shteteror e per kete arsye vazhdojne te mbeten te denuar edhe pse thone se erdhi Demokracija
………….Kjo me ngjan me ligjin e luftes qe Greqia mban me ShqiperineRrevolta ku te burgosurit politik te diktatures ngriten zerin dhe e kerkuan “Shqiperin si gjithe Europa” ka vazhdimin e saje ne tetor 2012 pasi aspirata e tyre ka mbetur enderr e pa realizuar dhe pse thuhet qe ka ardhur AJO .Democracia !?!Vetem ata munde ta kuptojne, ta ndjejne, ta shohin qarte se cfar eshte ky aliazh me emrin e deshiruar ku te persekutuarit ripersekutohen, ku te shpronesuarit rishproneseohen , ku kriminelet rivleresohen . Kjo munde te jete gjithcka, vec Demokraci jo .Tutori i prostitucionit te politikes Shqiptare , Kryeministri 2012, mblodhi keshillin Kamasutra dhe hodhi vrere mbi keta qytetare te denje te cilet tashme po kerkonin – zbatim ligji, – shtet ligjor .-Kriminela, ordinera. Te stisur nga skutat me te errta te policise sekrete . Tufa i destinuar vetem per te damkos .Nuk e kuptova asnje here se cfar i kishte mbetur per te damkosur ketije personi pasi bemat e tije diheshin tashme hapur nga te gjithe .Ai, spiuni i rekrutuar ne vitin 1967 nga operativi Ali Anadolli qe kishte pseudonimin “PENECILINA” po akuzonte ata qe nuk reshten se perballuri me diktaturat .Ata qe tashme ishin zeri i munguar qytetare .

Kamasutrasit e ngritur ne pushtet nga 75% e elektoratit qe vinte prej kesaje shtrese aprovonin ne heshtje Prostituesin .Dara policore shtrengohej me shume rreth ketije grupi qe per shkaqe te ndryshme sa vinte e zvoglohej .Presidenti i republikes, me nderhyrjen e amabasades USA dhe perfaqesise se KE, pret perfaqesine e greves , Besim Valteri, Ramazan Spahiu, Fatmir Lamaj e Fatmir Lloci dhe dakorteson me ta .

Kryeministri me tu kthyer ne atdhe e rrezon marrëveshjen duke thene – Greva eshte politike. Une nuk negocjoj me ta .Duke perdorur qeverine e te gjithe Shqiptarve si prone, kryekomunisti blu shkelte normat me elementare te ligjit e te kushtetutesMese normale qe greva ishte teresisht politike vetem jo ne sherbim te politikes pasi cdo gjykim i te burgosurve politik te diktatures se pare eshte etalon i demokracise . Trajtimi aspak dinjitoz, fyes, denigrues, gjendja aktuale e kesaje shtrese eshte veprim i planifikuar politik .Per keto arsye greva ishte politike perballe trukut politik .-Plaku i Vlores, 80 vjecari Lavdosh Beqo, i ardhur apostafat nga Franca ku emigronte prej vitesh, zuri vendin e Llirak Bejkos duke u deklaruar:- Une kam hyre ne kete greve per dinjitetin e neperkembur, jo per para .
…..
22 Maj 1984 , burgu i Qaf- Barit rrethuar nga forca te shumta trupash specjal, polici, ushtri e civila . Rrevolta e dyte e te burgosurve politik sapo kishte rene kur drunj sobe,bishta kazme, zinxhira e shufra hekuri do te binin pa meshire mbi trupat e dermuar te qendrestareve . Llazi Koci e Ramazan Spahiu do te ishin ne 24 te riarrestuarit qe do te torturoheshin barbarisht .
Serish shpagim me gjak heronjsh ,
Tom Ndoja e Sokol Sokoli do te pushkatoheshin dhe Sander Sokoli do te vritej ne tortura
,,,,,
Llazi Koci e Ramazan Spahiu, pjesmarres aktiv te rrevoltes se dyte, Qaf- Bar 84 do te qendronin deri ne diten e fundit te kesaj greve .Ne zhvillimet e me voneshme aty nuk munde te flitej me thjeshte per nje greve urie pasi ajo i kaloje caqet e gardhit policor duke mberritur ne kancelarite me te rendesishme te botes te cilat prej saj pane qarte se cila demokraci sundonte ne Shqiperi dhe u shprehen ne favor te greves e cila u mbyll serish me gjak . Serish shum police . Serish dhembe kafsherore te pushteteve despotike . Serishe qendrese Po deri kur ?Heroi Lirak Bejko me aktin lapidar te vetflijimit behet deshmori me i fundit i rrevoltes se trete te te burgosurve politik te diktaturave te komunizmit te tejzgjatur .Nje tragjedi qe nuk ka mbarim pasi ata nisen te largoheshin nga kjo bote ashtu ne heshtje, pa zhurme e pa ceremoni, me shpirt te vrare e nofken e pa shlyer ARMIK.Mbas Lirakut do te largohej Shpetim Karamuca(filozofi) i cili koshient per gjendjen e tije shendetesore, kancer ne laring, hyri me vetedije per tu sakrifikuar ne perballjen e fundit me vazhdimesine e krimit .I treti, Ylli Gjonce, i qeshuri e i dashuri me te gjithe do ta mbyllte jeten i deshperuar . Hyra ne greve me vetdije se do te viste pasi melica e tije ishte e demtuar e qendrimi ne greve e shpejtoje largimin e tije nga jeta .I katerti qe u largua nga jeta ishte plaku i Vlores i cili duke ju bashkuar kesaje proteste e nderoje ate dhe veten e tije . Ai ishte i semure edhe nga vitet e renda te burgjeve dhe vazhdonte kurimin me ilacet qe ja sillte ambasada Franceze atje ne greve . Ne ate greve qe e shpejtoje largimin e tije nga kjo jete .I pesti qe do ti ndiqte ne rrugen pa kthim do te ishte grevisti Fatmir Lame .Eh, te lodhen dora, mendja dhe shpirti duke rrjeshtuar humbjen e miqve dhe bashkevuajtesve, e bashke lufetareve te kauzes mbetur enderr .I gjashti do te ndahej nga jeta grevisti me shtatin e vogel por zemren si te Luanit, ai qe nuk do te reshtete per asnje minut perballjen me krimin e diktaturave, galerjani i gulakeve Shqiptare, protestuesi i perhershem i pseudodemokracise, Ramazan Spahiu.I shtati Perikli Shqevi, gjashte vjet mbas greves- rrevolte eshte larguar nga kjo jete edhe ai, djali simbol i fund viteve 70 ne Tiranen e re i cili dashurine me vajzen e ambasdorit Francez do ta paguante me 18 vjet denimin politik .Perikli Shqevi do te shkeputej nga Korfuzi per te mbeshtetur levizjen e bashkevuajtesve te tije per zbatim ligji e shtet ligjor . Kontributi i Palit ne kete nisem do te ishte i vecante pasi jo vetm mori pjes por dhe e beri shtepine e tije baze te greves simbol . Perikliu, miku i te gjitheve, perher i qeshur edhe kur vuajtjet e peripecite e jetes e perplasnin pa meshire nuk do te jete me mes neshS`na ka mbetur tjeter vec te humerojme te hikurit qe largohen me dhimbje e shpirte te vrare, te pa vlersuar, te braktisur, te zhgenjyer per kete realitet te frikshem .Dhimbja nuk ka fund ashtu sic nuk po ka fund dhe vazhdimesia e krimit te ngjyrosur i cili pasohet nga nje dore uzurpues pushtetesh tek nje dore tjeter .Rilindja erdhi ne pushtet me keshillen Angleze “gjithperfshirje” dhe sot ne degradim te plote po kerkon te mbahet ne pushtet me afera te dyshimta antikombetare .Lideri i saje i cili eshte bere një diktator i pështirë që fyen, ironizon, e tall kedo qe i del perpara.Keta, pjella te krimit te djeshem, nje gje e kane te perbashket, ripersekutimin e persekutimit .Komunistet Blu zvarrisnin zbatimin e ligjeve te miratuara me qellim lenijen ne mjerim te kesaje shtrese ndersa Komunistet Roze po i sorollasin per te marre pensjonin qe do tju sherbente per te mos lypur .Egziston nje ligj qe iu akordon te burgosurve politik pension te posacem por pushteti nuk po ju mundeson as ate minimalin .Ne kete palo demokraci a mos po kerkohet serish zeri. gjaku i te burgosurve politik te cilet po lihen te shuhen ashtu ne mjerim e me largimin e tyre bije dhe akuza e pa ngritur e krimeve te komunizmit ne Shqiperi.Çdo krim i pandeshkuar  i harruar lehte mund te perseritet.

Share: