Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar hartën e qyteteve të prekura nga koronavirusi sipas rrezikut që ata paraqesin dhe masat kufizuese të njoftuara një ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve.
-Kufizohet lëvizja nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
-Administrata publike do të punojë nga shtëpia (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë./mv.abcnews.al