Me mbylljen e votimeve dhe fillimin e numërimit të votave, rrugët e Uashington DC janë mbushur me njerëz që po protestojnë kundër Trump.
Qindra marshuan gjatë Kapitolit, duke bllokuar trafikun dhe duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
Disa brohorisnin: “Nëse nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ketë as paqe!”
Demonstratat ishin kryesisht paqësore, por janë raportuar përplasje jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan njoftoi NBC Washington. Janë raportuar protesta edhe në Los Angeles, California; Raleigh, Karolina e Veriut; Portland, Oregon dhe New York.
Përpara zgjedhjeve, qindra biznese në qytete anembanë SHBA-së mbyllën dyert nga frika e trazirave pas rezultatit. s.ba/ abcnews.al