Home Gjeo-Ekonomia Tensione gjatë zgjedhjeve në SHBA, protestuesit vërshojnë në rrugë

Tensione gjatë zgjedhjeve në SHBA, protestuesit vërshojnë në rrugë

Me mbylljen e votimeve dhe fillimin e numërimit të votave, rrugët e Uashington DC janë mbushur me njerëz që po protestojnë kundër Trump.

Qindra marshuan gjatë Kapitolit,  duke bllokuar trafikun dhe duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Disa brohorisnin: “Nëse nuk do të ketë  drejtësi, nuk do të ketë as paqe!”

Demonstratat ishin kryesisht paqësore, por janë raportuar përplasje jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan njoftoi NBC Washington. Janë raportuar protesta edhe në Los Angeles, California; Raleigh, Karolina e Veriut; Portland, Oregon dhe New York.

Përpara zgjedhjeve, qindra biznese në qytete anembanë SHBA-së mbyllën  dyert nga frika e trazirave pas rezultatit. s.ba/ abcnews.al

Share: