Home KRYESORE Terroristi shqiptar i Vienës pozonte me armët para se të vriste katër...

Terroristi shqiptar i Vienës pozonte me armët para se të vriste katër njerëz/ I burgosur më parë për lidhje me ISIS

Terroristi i Vienës kishte pozuar në rrjetet sociale me armët e tij para se të kryente sulmin vrasës mbrëmjen e djeshme, thanë sot zyrtarët austriakë.

21-vjeçari Kujtim Fejzullai kishte postuar foton në llogarinë e tij në Instagram me dy armët që besohet se ka përdorur në sulme, tha ministri i brendshëm austriak Karl Nehammer.

Fejzullai nisi sulmin e tij rreth orës 20.00 pranë një sinagoge, i armatosur me automatik, pistoletë dhe hanxhar.

Islamisti ecte me rrugëve duke plagosur rreth 20 vetë, duke mbajtur një brez të rremë eksploziv derisa u qëllua për vdekje nga policia në ora 20.10.
Ai ishte burgosur në prill 2019 pasi ishte përpjekur të bashkohej me ISIS por ishte liruar në dhjetor sipas ligjit për shkelësit nën moshë, pasi nuk konsiderohej i aftë për të kryer sulme të rënda.

Një burrë i moshuar, një grua, një i ri kalimtar, dhe një kameriere u vranë në sulmin e Fejzulai, edhe pse mbetet ende e paqartë nëse ka pasur sulmues të tjera pasi nga raportimet, të shtëna janë dëgjuar në gjashtë vende të qendrës së qytetit.

Një oficer policie 28-vjeçar u qëllua prej tij por është në gjendje të qëndrueshme në spital, ndërsa shtatë civilë të plagosur raportohet se janë në gjendje serioze shëndetësore.

Fejzullai është lindur e rritur në Vienë dhe njihet si një nga 90 shtetas austriakë që kanë tentuar të udhëtojnë drejt Sirisë për të luftuar, raportonin mediat vendase sot në mëngjes.

Origjina e tij është shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Terroristi i Vienës kishte pozuar në rrjetet sociale me armët e tij para se të kryente sulmin

Top Channel

Share: