Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri në një status në rrjetet sociale ka shkruar se presidenti në detyrë i SHBA-ve, Donald Trump nuk mund të akuzohet si fashist nga disa grupime pasi ai nuk ka cënuar asnjë liri individuale të amerikanëve gjatë drejtimit të tij.
Në shkrimin e tij Kulluri cek dhe censurën mediatike dhe manipulimin e sondazheve nga media tradicionale duke e quajtur këtë veprim të turpshëm.
Kulluri thotë se presidenti Trump ka ulur prezencën dhe ndërhyrjet ushtarake dhe politike në Lindjen e Mesme, Afganistan dhe Ukrainë.
Sipas Kullurit të vetmit fashistë në këtë histori janë këta që bërtasin për fashizmin imagjinar të Trump.
“Idiotizmi i establishmentit liberal arrin qe te akuzoje Trump si fashist!
Por cfare eshte fazhizmi?! Dhe c’ka bere si fashist Trump?!
Se pari fashizmi eshte forme qeverisese totalitariste e nisur me Musolinin ne Itali! Pra shteti fashist kontrollon sindikatat, industrine, organizatat e bashkimit vullnetar, ushtron dhune ndaj kundershtareve, izolon ekonomine ndaj tregtise dhe shkembimit lire dhe ne fund pushton ushtarakisht disa vende per “kthimin e lavdise se Romes”, pra Italise fashiste! Thelbi eshte goditja e lirise individiduale politike dhe ekonomike!
Tani, keta “idiotet” te na shpjegojne se cilat liri individuale jane cenuar nderkohe qe amerikanet gezojne cdo liri te garantuar nga kushtetuta amerikane qe nga e drejta e patjetersueshme e prones, fjales, votes, bashkimit vullnetar ne organizata e parti politike, besim fetar, liruse se levizjes dhe zhvendosjes kudo qe e shohin te arsyeshme etj.. Perkundrazi Antifa dhe Black Lifes Matter kane djegur e plackitur ameriken, rrahur e sulmuar fizikisht mbeshtetesit e Partise Republikane jo me larg se pardje gjate marshimit ne Ëashington! Dhe me e turpshmja eshte censura mediatike dhe manipulimi i sondazheve nga mediat tradicionale dhe sociale te establishmentit liberal!
Dhe e fundit: cilen lufte pushtuese ka nisur Trump pervecse ka ulur prezencen dhe nderhyrjet ushtarake dhe politike ne Lindjen e Mesme, Afganistan dhe Ukraine!
Te vetmit fashiste ne kete histori jane keta qe bertasin per fashizmin imagjinar te Trump!
Injorante dhe genjeshtare tipik fashist! Kur bota do te kuptojen se kush jane fashistet do jete vone! E si gjitmone qe nga terrori jakobin e deri tek revolucioni komunist i tetorit apo instalimi i diktaturave fashiste e naziste, rradhen e persekutimit pas kundeshtareve e kane mbeshtetesit e vet!”, shkruan Kulluri në Facebook./CNA.al