Home KRYESORE Vaksina anti-COVID/ Rama: Po përpiqemi që të mos presim në fund

Vaksina anti-COVID/ Rama: Po përpiqemi që të mos presim në fund

Kryeministri Rama u shpreh se të parët që do të përfitojnë nga vaksina do të jenë bluzat e bardha, mësuesit dhe policët.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama tha se qeveria aktualisht nuk po përpiqet të mendojë se kë vaksinë do të marrë por po përpiqet të mos presë në fund për ta garantuar atë për kategoritë më të rrezikuara, mjekët, infermierët, punonjësit e spitaleve, mësuesit dhe punonjësit e policisë.

“Nuk jemi në fazën ku mund të zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë por të garantojmë që ta kemi në dispozicion duke filluar nga mjeket, infermierët, mësuesit, policët pastaj të gjithë me radhë. Po bëhet një përpjekje e jashtëzakonshme nga të gjitha vendet për ta patur. Ajo që ne na duhet është të mos mbetemi në bisht dhe ta vendosim në dispozicion për këto kategori vaksinën sa më shpejtë. Po bëjmë të gjitha përpjekjet që të mos presim në fund. E lirë e shtrenjtë është një temë tjetër, ne nuk i kemi lënë gjë mangut popullit kur vjen puna te çështjet e jetës.”, deklaroi kryeministri Rama.

Ai foli gjithashtu edhe për numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri duke mohuar akuzat e opozitës se ato janë fshehur qëllimisht.

“E kam shpjeguar unë dhe të tjerët, është teorikisht e pamundur nuk realizohen dot nuk janë vota në zgjedhjet e PD që praktika e treguar se shfaqen sipas qefit. Nuk ndodh sepse nuk ka asnjë autoritet tjetër që të vendosë diagnozën e pacientëve përvec mjekut dhe mjeku ka përgjegjësi njerëzore dhe profesionale për këtë. Të thuash një poshtërsi të tillë duhet të mendosh që mjekët janë budallenj që të shkelin mbi vete dhe mbui ligjin. Se kush do përfitonte nga kjo këtë mund ta thotë vetëm imagjinata e atyre që përdorin edhe vdekjen thjeshtë dhe vetëm për një luftë të dëshpëruar për pushtet.”, tha Rama./ Opinion.al

Share: