Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit krijon 70% mbrojtje nga COVID pas testimeve në shkallë të gjerë.
Është një triumf dhe një zhgënjim pasi vaksinat e Pfizer dhe Moderna treguan e krijojnë mbrojtje prej 95%, shkruan BBC.
Sidoqoftë, vaksina e Oksfordit është shumë më e lirë dhe është më e lehtë për tu ruajtur dhe për të arritur në çdo cep të botës sesa dy të tjerët.
Pra, ajo do të luajë ende një rol të rëndësishëm në trajtimin e pandemisë, nëse miratohet nga rregullatorët.
Studiuesit e Oksfordit kanë kryer një proces që normalisht merr 10 vite për tu zhvilluar në rreth 10 muaj.
Vaksina është zhvilluar nga një grup shkenctarësh të Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë prodhuese AstraZeneca.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka porositur paraprakisht 100 milion doza të vaksinës së Oksfordit, mjaftueshëm për të imunizuar 50 milion njerëz.
Më shumë se 20,000 vullnetarë u përfshinë në tesime, gjysma në Mbretërinë e Bashkuar, pjesa tjetër në Brazil.
Studiuesit thanë se në 70% të rasteve vaksina krijon mbrojtje.
Në mënyrë intriguese, efektiviteti u rrit në 90% në një grup vullnetarësh të cilëve iu dha një gjysmë dozë fillestare, e ndjekur nga një dozë e plotë. Nuk është e qartë pse ekziston një ndryshim.
Në Mbretërinë e Bashkuar ka katër milion doza të gatshme për tu shpërndarë, me 96 milion të tjera që do të dorëzohen.
Por asgjë nuk mund të ndodhë derisa vaksina të miratohet nga rregullatorët të cilët do të vlerësojnë sigurinë, efektivitetin e vaksinës dhe që ajo të prodhohet me standarde të larta. Kjo do të ndodhë në javët në vijim./ Opinion.al