Teksa në vendin tonë janë regjistruar 4 raste të vetëvrasjeve në spitalet, ku pacientët mekëtë virus janë hedhur nga lartësitë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu tha se në këto institucione jepet shërbim psikologjik.
Gjatë fjalës së saj para gazetarëve, Manstirliu konfirmoi se ky shërbim është i hershëm dhe ofrohet.
“Nuk dua të zgjatem këtu për aktet tragjike. Janë në një proces të hetimit të organeve kompetente dhe administrative,. Ajo që kemi bërë që në krye të herës, por që është ngritur dhe nga OBSH, janë çështjet e Shëndetit mendor lidhur me COVID. Ne kemi reflektuar, duke ngritur jo vetëm grupe pune, por duke përfshirë dhe aspektin psiko-social në paketën e trajtimit spitalor. QSUT dhe Shefqet Ndroqi, e ka hershëm shërbimin psikologjik të integruar. Është i nevojshëm në të gjitha shërbimet. Në të dy spitalet, Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, është psikologu në rastet e nevojës së një trajtimit multidisiplinor.”, tha ajo.
Duke u ndalur tek përdorimi i antibiotikut në këtë kohë, ministrja tha se; “Sa i takon sasisë së antibiotikëve, në lidhje me koncesionin e sterilizimit më lejoni të them se partneriteti i suksesshëm për instrumente të reja, shërbimin e sterilizimit, veshjet një përdorshme, dhe të gjitha aspektet e tjera, me standarde europiane, kanë sjellë reduktim të infeksioneve post-operatore nga 30 % në 15 %, i përgjigjet dhe pyetjes tuaj për antibiotikët e kursyer.”.
(BalkanWeb)