Home Gjeo-Ekonomia Video/Ndryshe nga Trump, si e kanë pranuar humbjen Carter, Bush dhe McCain

Video/Ndryshe nga Trump, si e kanë pranuar humbjen Carter, Bush dhe McCain

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paktën 273 vota elektorale deklaruan fitues Joe Biden, nga ana tjetër  Donald Trump nga po krijon një fenomen të ri në vend, pikërisht në mënyrën se si reagon mbi rezultatin.

Duke kontestuar numërimin dhe duke akuzuar për manipulim të votës elektorale, Trump po e vë Amerikën përballë një situatë të re, në atë që vendi e cilësonte si një pikë të fortë; sistemin.

Pikërisht mbi këtë argument, mënyrën se si humbësit kanë përballur rezultatin e zgjedhjeve për garën presidenciale, “The Guardian” sjell një përmbledhje.

Që nga Jimmy Carter në vitin 1980, tek Xhorxh H. W Bush apo John Maçain, humbësit e zgjedhjeve kanë pranuar pa kontestime votën e hedhur nga zgjedhësit amerikanë.

“Kam një vlerësim të lartë për sistemin, që u lejon qytetarëve të zgjedhin të lirë për ata që do t’i drejtojnë në 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Jimmy Carter pas humbjes përballë Ronald Regan.

“Populli amerikan foli dhe foli qartë”, me këto fjalë senatori John Mçain pranoi përpara mbështetësve të tij, humbjen përballë Barack Obamës.

“Ne respektojmë madhështinë e sistemit demokratik”, u shpreh Xhorxh Bush, përpara mbështetësve të tij, ndërsa pranoi humbjen përballë Bill Clinton.

Ndërkohë një tjetër anë e medaljes ishte reagimi i Donbald Trump: “Nëse numërohen votat legale unë fitoj lehtësisht. Nëse numërojnë votat ilegale ata do të përpiqen të na i vjedhin zgjedhjet”, tha Trump, që nuk arriti të fitojë mandatin e tij të dytë./Opinion.al

Share: