Nga Adriatik Lapaj
TA SHPËTOJMË DOKTORIN
Doktor Drini Dobi është transferuar në Itali në luftë për t’i shpëtuar virusit covid-19.
Doktori është aset kombëtar, por qeveria nuk e ka parë të arsyeshme të siguroj shpenzimet e kurimit të tij.
Doktori ka shëruar me mijëra shqiptar, por shteti i shqiptarëve nuk e gjen dot forcën për ta shpëtuar doktorin që ka luftuar edhe ndaj virusit në spitalin tonë.
Fatkeqësi! Të trishton shumë ky fakt, por ne na duhet ta shpëtojmë doktorin.
Unë doktorin e kam takuar 9 muaj më parë tek vizitoi babain tim. Ma rekomanduan të gjithë që pyeta. Na priti. Na çliroi me komunikimin e tij. Babi hyri me siklet e doli me vetbesim. Mjek kalibri.
Na duhet ta shpëtojmë doktorin. Qoftë për pragmatizëm. Jeta e tij do të thotë mijëra jetë të tjera të shpëtuara.
Ja pra që mjeku i mirë nuk paska mundësi financiare! Me ndershmëri jeton, por mbetesh i varfër në Shqipëri.
Unë nesër do shkoj në bankë. Uroj miqtë që më lexojnë të solidarizohen me doktorin!