Home KRYESORE Anëtarët e ISIS komplot për të vrarë kryetarin e Bashkisë së Stambollit

Anëtarët e ISIS komplot për të vrarë kryetarin e Bashkisë së Stambollit

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i ka shpëtuar një atentati nga anëtarët e ISIS.

Njoftimi është bërë nga mediat turke ditën e sotme.

Gazeta turke ‘Sozcu’ në artikullin e saj të titulluar “Raport mbi vrasjen e Imamoglu” shkruan se, 10 ditë më parë truprojat e kryetarit të Bashkisë së Stambollit janë informuar nga Ministria e Brendshme  për një atentat të mundshëm  kundrejt tij.

Sipas këtij informacioni, anëtarët e ISIS që janë në Turqi po planifikonin vrasjen e kryetarit të Stambollit. Që prej njoftimit janë marrë masa shtesë për sigurinë e kryetarit, ndërsa Ministria e Brendshme ka konfirmuar informacionin në lidhje me sulmin e planifikuar.

Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për arrestimin e autorëve./ Opinion.al

Share: