Home KRYESORE Balla për Bashën : Ai mund të gënjejë veten, por jo shqiptarët...

Balla për Bashën : Ai mund të gënjejë veten, por jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën. Më 25 Prill, pataten do marrësh

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar ndaj kreut të PD Lulzim Basha, menjëherë sapo Basha përfundoi takimin me Presidenten e Kosovës.

Referuar deklarimeve të Bashës, Balla thotë se “ai bëri dosjet e luftëtareve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me Sali Berishën rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës. Ai që bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famekeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjeje veten po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën! Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtojë çfarë i vjen në radhën e takimeve, që duken tamam si një hapësirë publicitare mes dy emisioneve të gjumit të tij të paepur. Po meqë të gjitha thotë që do t’i bëjë realitet në 25 prill, po i themi se në 25 prill do bëjë realitet vetëm marrjen e një patateje të madhe nga zgjedhësit shqiptare”, tha Balla.

Më herët në takimin me Vjosa Osmanin, Basha u shpreh: Dua të përsëris para medias dhe opinionit publik, para zonjës Osmani dhe institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, zotimin tim dhe të Partisë Demokratike se pas 25 prillit do të ketë një kthesë rrënjësore, një ndryshim rrënjësorë të qasjes së Tiranës në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës dhe në vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë në rrafsh të parë, duke zhbërë atë që fatkeqësish Komisioni Europian ka konstatuar se një rënie e bashkëpunimit midis Tiranës dhe Prishtinës çka është e papranueshme për Partinë Demokratike.

Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët. Ne nuk mund të lejojmë që vlerat dhe parimet për të cilat u ngritën bijtë dhe bijat e Kosovës dhe u flijuan më të mirët e kombit tonë, për të cilët patën mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe NATOS-s, të nëpërkëmben nga ata të cilët vazhdojnë të gjenerojnë agresorin që shkaktoi kaq shumë vuajtje, humbje jetësh dhe gjak gjatë luftrave të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe në veçanti në gjenocidin e viteve 98, 99 në Kosovë.

Në këtë kuadër do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht dialogun Serbi-Kosovë, por padiskutim qëllimi dhe përfundimi është dhe duhet të jetë njohja e ndërsjelltë e dy shteteve për të përfunduar kështu një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur rrugën e stabilitetit demokratik dhe integrimit europian të të gjithë shoqërive tona, që është aspirata e çdo qytetari të Kosovës, Shqipërisë, jam i sigurt edhe i vendeve të tjera të rajonit. Dhe kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam. Nevoja për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jo zyrtare të cilat pengojnë integrimin ekonomik midis dy vendeve tona. Padiskutim ripërsëris sot, siç ripërsërita edhe në Prishtinë zotimin tim. Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit, si dhe negocimi me qeverinë Kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën Ibrahim Rugova. Ky sigurisht është minimumi.

Top Channel

Share: