Home KRYESORE COVID-19, OBSH: Më shumë se 200 vaksina kandidate

COVID-19, OBSH: Më shumë se 200 vaksina kandidate

Vaksinat e kompanive të ndryshme, që tashmë e kanë siguruar aprovimin për t’u hedhur në treg, janë cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si mënyra e vetme për të luftuar COVID-19. Sipas OBSH ato të ndryshojnë rregullat e lojës, në betejën me koonavirusin.

Nga Kopenhagen, drejtori i OBSH për Europën deklaroi se më shumë se 200 vaksina janë aktualisht kandidate duke theksuar se e ardhmja do të jetë më e mirë. Ndër të tjera ai tha se në këtë fazë të parë do të ketë sasi të limituara në Europë dhe rekomandoi që punonjësit e shëndetësisë dhe ata socialë të vaksinohen të parët.

Së pari dhe pa asnjë dyshim, premisa e vaksinave është fenomenale, Shpërblimi është ndryshimi i lojës. Me më shumë se 200 vaksina janë kandidate  kundër Covid-19, e ardhmja duket ndjeshëm më e ndritshme. Me furnizimet që në këtë fazë të parë pritet të jenë në sasi të limituar, të gjitha vendet do të duhet të vendosin se cila kategori do të vaksinohet e para. Rekomandimi ynë janë punonjësit e shëndetësisë dhe ata social, më pas janë qytetarët të moshës nga 60 vjeç e lart”, u shpreh Hans Kluge, drejtor i OBSH për Europën.

Gjithashtu, drejtori i OBSH për Europën bëri thirrje se duhet të vazhdojmë të ruajmë distancën dhe të mbajmë maskë. “Secili prej nesh duhet të vazhdojë me praktikën e ndjekur deri tani: të kujdeset për distancën dhe të mbajë maskë”, tha ai.

Kujtojmë se Britania aprovoi përdorimin e vaksinës së Pfizer kundër Covid-19, dhe nga kjo javë do të nisë vaksinimin në masë të popullsisë. Synimi, sipas qeverisë britanike, është vaksinimi i 67 milionë banorëve, pa asnjë përjashtim, edhe pse vaksina nuk do të jetë me detyrim. Pjesa tjetër e Europës, por edhe SHBA, janë ende në pritje, edhe pse paraprakisht kanë dhënë aprovimin e tyre./ Opinion.al

Share: