Home KRYESORE Eurodeputetja “dënon” ligjin e medias në Shqipëri

Eurodeputetja “dënon” ligjin e medias në Shqipëri

Eurodeputetja socialiste Isabele Santos ka përgatitur projekt raportin për Shqipërinë në lidhje me lirinë e medias dhe ligjet antishpifje të qeverisë shqiptare.

Santos ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e progresit në lirinë e shprehjes dhe në heqjen e pengesave për funksionimin e mediave të pavarura.

Kujtojmë se qeveria “Rama” e miratoi ligjin e medias në dhjetor 2019, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe shoqërisë civile.

Por pas shumë kritikave, në janar 2020 qeveria u detyrua nga të tërhiqej para presionit të shtuar nga Brukseli dhe nuk rrëzoi në Kuvend dekretin e kthimit të ligjit; ai premtoi se do të ndiqte rekomandimet e “Venecias”.

Nga projekt raporti Santos për Shqipërinë:

Shoqëria civile dhe media

31.Thekson nevojën për përmirësim të klimës të funksionimit të shoqërisë civile dhe nxit autoritetet të garantojnë konsultim të duhur dhe gjithëpërfshirës dhe të rrisë qëndrueshmërimë financiare të sektorit jo qeveritar.

32. Thekson me shqetësim mungesën e progresit të lirisë së shprehjes dhe të pengesave për funksionimin e duhur të medias të pavarur.

33.Bën thirrje për rëndësinë e garantimit të gazetarisë cilësore dhe shkrimit mediatik për funksionimin e demokracisë dhe për të sulmuar keqinformimim.

34. Dënon dhunën, intimidimin, fushatat e njollosjes dhe presionik tërthorazi politik e ekonomik kundër gazetarëve, që kufizon lirinë e medias, shkakton vetcensurim dhe cenon përpjekjet për zbulimin e korrupsiomit dhe krimit të organizuar;

35. Shpreh shqetësimim e thellë për mekanizmat e propozuar tek p/ligji i medias dhe mirëpret zotimim për të miratuar ndryshimet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias./ Opinion.al

Share: