Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Gazetarja e njohur: Kryeministër lironi aktivistet!

Gazetarja e njohur: Kryeministër lironi aktivistet!

Nga Eva Idrizllari

Policia e shtetit ka arrestuar mbreme ne kryeqytet 4 aktiviste civile, anetare te aleances per mbrojtjen e teatrit (godines qe u shemb).

Jane arrestuar pa deklaruar asnje motiv konkret qe ta justifikojne kete si nje ndalim te ligjshem. Mbi te gjitha policia edhe i ka keqtrajtuar rende duke perdorur dhune fizike, ne shkelje te te drejtave te njeriut.

Kjo eshte skandaloze dhe e papranueshme ne shkelje te lirise dhe sigurise civile.

Z. kryeminister,

qytetareve nuk iu duhet nje shtet policor i dhunshem qe thyen kodin e te drejtave te njeriut, por nje shtet te qytetareve ku te drejtat e tyre respektohen dhe ata ndihen te mbrojtur nga organet e sigurise se shtetit.

Kjo sjellje policore eshte e patolerueshme dhe thyen edhe standartet e BE-se.

Ku po shkojme me kete mentalitet policor, kryeminister?!

Lironi aktivistet!

Share: