Home KRYESORE IFJ/EFJ thirrje kryeministrit Rama per ndalimin e dhunes se policise dhe negocimin...

IFJ/EFJ thirrje kryeministrit Rama per ndalimin e dhunes se policise dhe negocimin e nje plani kombetar per mbrojtjen e gazetareve

Federata Nderkombetare e Gazetareve (IFJ) dhe Federata Europiane e Gazetareve (EFJ), anetare e te cilave eshte Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise, kane mbeshtetur thirrjet drejtuar kryeministrit Edi Rama qe te denoje dhunen e policise ndaj gazetareve gjate protestave te ketyre diteve. Deklaratat e sekretareve te pergjithshem te ketyre dy organizatave:

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) Anthony Bellanger tha: “Këto akte të përsëritura dhune dhe intimidimi të policisë shqiptare ndaj gazetarëve janë të papranueshme në një sistem demokratik. Qeveria duhet t’i hetojë këto sulme dhe autorët e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi.”

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) tha: “ Si kryesues i rradhës i OSBE-së, Edi Rama duhet të zbatojë rigorozisht parimet për mbrojtjen e gazetarëve të promovuara nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.

Prandaj, ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të ndalojnë përdorimin e paligjshëm të dhunës nga policia dhe të negociojnë një plan kombëtar për mbrojtjen e gazetarëve me organizatat përfaqësuese të gazetarëve.”

Linku i shoqates sone ku jane pasqyruar :https://www.facebook.com/Shoqata-Gazetar%C3%ABt-Profesionist%C3%AB-t%C3%AB-Shqip%C3%ABris%C3%AB-APJ-Albania-1451233045188560/?view_public_for=1451233045188560

Linku i EFJ: https://www.ifj.org/media-centre/news/detail/category/press-releases/article/albania-police-attack-and-arrest-journalists-covering-protests.html

Share: