Kryeministri Rama çon për dekretim Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm. Kjo lëvizje ka ardhur pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt. Bledi Çuçi mbante detyrën e ministrit të Bujqësisë, ndërsa tashmë do të zëvendësohet nga Milva Ikonomin si ministre bujqësie.
Rama i ka cilësuar të dy këta politikanë si bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer.
Rama në Twitter: Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.”
Kujtojmë se Lleshaj dha dorëheqjen e parevokueshme si ministër i Brendshëm, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Top Channel