Tillie Dybing është një luftëtare e vërtetë!
Në moshën 107-vjeçare, e moshuara nga Minesota arriti që të mposhte koronavirusin pasi u diagnostikua këtë vjeshtë. Megjithatë, kjo nuk është pandemia e parë që Dybing ka kaluar gjatë jetës së saj.
Lindur në vitin 1913, ajo ishte thuajse 5 vjeç kur pandemia e gripit në vitin 1918 goditi fermën e familjes së saj në Dakotën Veriore.
“Njerëzit e mi u sëmurën dhe zunë shtratin. Unë vrapoja për te shtrati, ndërsa im at më thoshte: A nuk mund të gjesh një vend tjetër për të vrapuar ,” tregon e moshuara për CNN.
Gjatë gjithë jetës së saj, Dybing pësoi humbje të tjera, përfshirë vdekjen e disa vëllezërve dhe motrave në foshnjëri dhe bashkëshortin e saj kur ishte në të tetëdhjetat.
Por nuk mbaron këtu, Tillie i ka mbijetuar edhe kancerit të mitrës që e pati në moshën 95 vjeçare. Pasi doli fitimtare në pandeminë e dytë, e moshuara i tha CNN se nga Covid-19 pati vetëm lodhje.
“Mushkëritë nuk iu prekën. Thanë që nuk kishte ethe. Ajo thjesht flinte gjithë kohën,” tha vajza e saj, Susan Berke.
Pasi e mposhti sëmundjen, Tillie u kthye në shtëpinë e kujdesit ku jeton prej vitesh, dhe u prit me gëzim nga rezidentët e tjerë. s.b/abcnews.al/