Home KRYESORE Nikollaq Neranxi: Ja Pse ka te drejte Edi Rama kur tallet me...

Nikollaq Neranxi: Ja Pse ka te drejte Edi Rama kur tallet me biznesmenet!

Dy dite me pare, Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarja nese do falen gjobat dhe kamatvonesat e vendosura ndaj biznesit gjate kohes se karantines, u pergjigj se nuk u be deti kos!!! Madje kete pergjigje ai ja jepte atyre 3-4 biznesmeneve qe i japin ze ne media, halleve te biznesit.

Meqe tek ata 3-4, njeri prej tyre jam une, ate pergjigje e dha pra per ne “problematiket” qe ngrejme zerin per problemet tona dhe jo per 297 sipermarresit e tjere VIP te cilet nuk kane asnje ankese ndaj qeverise Rama. Ata se bashku me mbi 22000 sipermarres te biznesit te madh, nuk u ngriten ne lartesine e vizionit qe paten per te bere biznes, qe te rrine perballe kesaj qeverie me dinjitet dhe te mos e lejojne qe t’i neperkembe nje kryeminister i perkohshem, sipermarresit e perhershem.

Une e kuptoj se disa prej tyre nuk e bejne dot, sepse marrin para publike dhe nuk ju behet vone per gjobat dhe kamatvonesat e qeverise ne kohe pandemie. Ka te tjere te cilet punojne me parate e korrupsionit te politikaneve dhe funksionareve publike hajdute. Ka te tjere akoma te cilet kane frike te reagojne, sepse jane kapur diku, dikur, ne gabim dhe jane te shantazhueshem.

Por ama, pjesa tjeter, e cila eshte shumica, perse duhet te rrije indiferente ndaj problemeve qe na krijon qeveria, me shume se sa pandemia?

Vete Rama e dha pergjigjen, flasin vetem 3-4 vete, prandaj une nuk ju marr seriozisht. Vete Rama na tregoi menyren se si kerkohen te drejtat tona, ato kerkohen kur behemi shume dhe jemi te organizuar.

A e kuptojne keta sipermarres, se te bashkuar jane me te forte se cdo qeveri, edhe autokrate qofte ajo?

Pra ne keto kushte, lerini shkresat drejtuar ministres se financave, por te bashkohemi e t’i flasim Edi Rames me gjuhen e tij, t’i themi se nuk u be deti kos qe te tallesh me njerezit qe mbajne ekonomine e vendit dhe punesojne njerez. Nese kerkesat tona nuk merren parasysh, atehere te organizohemi ne protesta ku te kerkojme largimin e kesaj qeverie dhe kur organizohet biznesi, bashke me ata qindra mijera te punesuar, disa prej te cileve jemi te deryruar ti largojme nga puna per dite per fajin e Edi Rames, cdo qeveri bie.

Nje rruge tjeter eshte edhe ajo ligjore! T’i vesh gjoba biznesit ne kohe pandemie, eshte e jashteligjshme dhe antikushtetuese! Ne mund ta padisim qeverine Rama deri ne Strasburg per kete padrejtesi qe po i ben biznesit. Nese lexoni mediat e huaja, gjen raste te ngjashme ne bote. Pra kemi mundesira plot!

Perndryshe rrini te strukur ne zyrat tuaja, perdhunohuni sistematikisht nga Rama dhe numeroni per dite koleget tuaj qe falimentojne, deri sa t’i vije rradha secilit prej jush.

Ndiqni Linkun

Share: